Publikohet fotografia e takimit Thaçi – Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

Desk
By Desk March 3, 2020 19:57

Publikohet fotografia e takimit Thaçi – Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq në SHBA u takuan në prani të shefit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Robert O’Brien dhe Të Dërguarit Special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Këshilli për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar në Twitter fotografinë e takimit të presidentit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë në SHBA.

Në postimin e NSC në Twitter ndër të tjera shkruhet se marrëdhëniet Kosovë – Serbi janë të rëndësisë së veçantë për administratën e Trumpit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për takimin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ka kërkuar raportim në Kuvendin e Kosovës për ditën e nesërme.

Desk
By Desk March 3, 2020 19:57