PUBLIKOHET KONKURSI PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË ARSIMIN E MESËM

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 10:54

PUBLIKOHET KONKURSI PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË ARSIMIN E MESËM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë kësaj fundjave e publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2019/2020 për arsimin në gjimnaze, arsimin profesional dhe arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Paraqitja dhe regjistrimi i parë i nxënësve do të jetë më 17 dhe 18 qershor 2019 ndërsa listat me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 19 qershor. Paraqitja dhe regjistrimi i dytë i nxënësve është më 24 dhe 25 qershor ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 26 qershor. Paraqitja dhe regjistrimi i tretë i nxënësve do të bëhet më 1 korrik 2019, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen ditën e ardhshme. Të dhëna për vendet e lira sipas paraleleve dhe gjuhës mësimore për të gjitha shkollat në vend si edhe informacione për dokumentet e nevojshme dhe kushtet dhe kriteret për regjistrim i përmban Konkursi të cilin MASH e publikoi në ueb faqen e saj.

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 10:54