Publikohet remiksi i këngës “Zhurmë” të Fifit

Desk
By Desk April 15, 2020 23:04

Publikohet remiksi i këngës “Zhurmë” të Fifit

Kënga “Zhurmë” e Fifit erdhi në një tjetër version.

Një prej projekteve më të suksesshme të Fifit është “Zhurmë”, me të cilin garoi në “Kënga Magjike” në vitin 2017.

Tashmë kjo këngë erdhi në një tjetër version, atë e solli në versionin remiks Dj Seek, i cili u kujdes për muzikën bashkë me Deda Music dhe DJ Pako.

Për mix/masterin u kujdes Deda Music, kurse tekstin e këngës origjinale “Zhurmë” e shkroi vet Fifi, me muzikë të Kledi Bahitit.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Zhurmë” të Filloreta Raçit-Fifit, të realizuar në versionin remiks. 

 

Desk
By Desk April 15, 2020 23:04