Publikohet super-modeli i modifikuar i Mercedes G-Class

Desk
By Desk December 18, 2019 22:43

Publikohet super-modeli i modifikuar i Mercedes G-Class

Lumma Design, kompani për modifikimin e veturave, ka publikuar modelin e ndërhyrë të serisë ‘G-Class’ të Mercedes.

Për këtë veturë, firma ka përzgjedhur rrotat 22-inç nga alumini, gjashtë gypa shkarkimi të gazrave në pjesët anësore.

Krahas aspektit teknik, ndërmarrja ka investuar edhe në eksterierin e makinës, duke i vënë xhama të errëta dhe maskë të përparme.

Kompania ka konfirmuar se modeli i ndërhyrë është i pajisur me motor 4.0 litërsh të tipit V8.

Automobili posedon gjithsej 650 kuaj-fuqi.

Çmimi nuk është bërë i ditur nga ana e Lumma Design.

    

Desk
By Desk December 18, 2019 22:43