Publikohet video/ Pasi përplasi 7-vjeçaren, polici kërcenoi edhe familjen e vogëlushes

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 20:07

Publikohet video/ Pasi përplasi 7-vjeçaren, polici kërcenoi edhe familjen e vogëlushes

Pamje të rënda janë publikuar nga ngjara e rëndë që tronditi Himarën mesditën e sotme, ku një 7-vjeçare humbi jetën në vend pasi u gofit me motoskaf.  Pushues të shumtë kanë filmuar pamjet pak sekonda nga ngjarja tragjike, ndërsa i afrohen skafistit Arjan Tase, duke i kërkuar llogari për atë që kishte bërë. Mes të tjerash në këtë video pushuesit dëgjohen të thonë se drejtuesi i mjetit një ish-efektiv policie ka kanosur dhe familjarët e vajzës së mitur.

Shikoni, shikoni monstrën si bën trimin akoma. Mbylle mor gojën, kërcënoji, kërcënoji ato që iu vrare fëmijën, plumbin do hash. Ke gojë dhe flet ti”, dëgjohen që ti thonë pushuesit drejtuesit të skafit.

Çfarë janë këta mor, shihni dhe si rri, çfarë është ai mor, çfarë është ai”, thotë një pushues tjetër.

Në një moment vetë Arjan Tase dëgjohet teksa thotë “Jam unë… Nuk doja”.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve. Për disa javë, njëri prej pushuesve mori trajtim në spitalin e Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë. Aktualisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut. Fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 20:07

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare