Pulë me qepë, domate dhe speca

Pulë me qepë, domate dhe speca

Padyshim, recetat e kuzhinës shqiptare janë të gjitha të shijshme si të ëmbla ashtu edhe të kripura.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e pulës me qepë, domate dhe speca, një recetë me shije fantastike e pasur në vlera ushqyese dhe me një aromë të mrekullueshme falë erëzave me të cilat gatuhet.

Kjo recetë nuk kërkon shumë mundim por shija e saj do t’ju magjepsë tërësisht e sigurisht do mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.

Përgatitja e Pulës me Domate, Qepë dhe Hudhra

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1 pulë e freskët 1 kg

Vaj ulliri

2 speca

2 kokrra qepë

2-3 thelpinj hudhër

3-4 kokrra domate mesatare

Rozmarinë

Dafinë

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni thelat e mishit të pulës me ujë të rrjedhshëm dhe më pas ta skuqni me vaj ulliri në një tenxhere.

Pasi thelat e pulës të jenë skuqur nga të gjitha anët shtoni dy gota me ujë, lërini të zjejnë për pak dhe më pas thelat e pulës bashkë me lëngun lërini veçmas për t’i përdorur më vonë.

Në vijim, vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni qepën e grirë hollë, bashkë me thelpinjtë e hudhrave dhe specat e prera në kubikë gjithashtu.

Kaurdisini me vaj ulliri derisa volumi i tyre të bjerë dhe më pas shtoni domatet e grira.

Kaurdisini sërish dhe lërini të gatuhen në zjarr përreth 10 minuta derisa të bëhen në formën e salcës.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni thelat e pulës dhe lëngun e saj.

Rregullojeni me kripë, piper të zi dafinë e rozmarinë (erëzat zgjidhini sipas preferencës)dhe lëreni të zjejë derisa salca të mpikset ose të trashet pak.

Ky gatim special special shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, byrekë shtëpie, bukë të thekur etj.

Ky gatim shoqërohet në mënyrë të përkryer gjithashtu edhe me pilaf. / AgroWeb.org

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 23:03

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER