Punëtorët e tekstilit kanë marrë 100 apo 500 denarë për K-15

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 21:43

Punëtorët e tekstilit kanë marrë 100 apo 500 denarë për K-15

Punëtorët nga 62 kompani në mbarë vendin kanë raportuar në OJQ “Glasen Tekstilec” se nuk janë paguar ose kanë marrë rekurs minimal prej 100 apo 500 denarë për pushim vjetor, i njohur si K-15, përcjell FLAKA.

Kristina Ampeva nga OJQ-ja “Glasen Tekstilec” thotë se raporte kanë nga Shtipi, Shkupi, Kumanova, por edhe nga qytete të tjera të vendit. Sipas të dhënave të tyre, 46 kompani në RMV nuk kanë paguar fare rekurs për pushim vjetor në afatin e përcaktuar me ligj. “Glasen Tekstilec” ka pranuar aplikime edhe për 16 kompani të tjera që kanë paguar vetëm pjesërisht K-15.

“Përsëri kemi 500 denarë, 100 denarë pagesë. Nga gjithsej 62 kompani që janë regjistruar, 46 nuk kanë paguar fare. Inspektorati Shtetëror i Punës do të shkojë dhe do t’u thotë se duhet të paguajnë K-15, mirëpo kontrata kolektive lejon që të kalojnë ato shuma të turpshme prej 500, 100 denarë, edhe atje ku ka organizatë sindikale”, tha Ampeva.

Ajo beson se zgjidhjet ligjore ekzistuese u mundësojnë kompanive, të cilat do të tregojnë se kanë punuar me humbje, të paguajnë shuma minimale. Sipas saj, zgjidhja për tejkalimin e manipulimeve të tilla është në Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës.

“Të miratohet Ligji i ri për Marrëdhëniet e Punës dhe të thuhet me vendosmëri brenda se K-15 është i detyrueshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, të përcaktohet shuma minimale, që të mos jemi në situata të tilla”, thotë Ampeva.

Shumica e kompanive të regjistruara janë nga industria e tekstilit dhe e lëkurës, por ka edhe institucione private shëndetësore, shërbime mallrash, autoshkolla, kompani që merren me aktivitete hotelerie, dyqane dhe kazino. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 21:43