Punonjësit shëndetësorë nga Geriatria kanë paralajmëruar protestë dyditore

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 21:22

Punonjësit shëndetësorë nga Geriatria kanë paralajmëruar protestë dyditore

Sindikata e pavarur e Spitalit të Specializuar të Mjekësisë Geriatrike dhe Paliative të ISHP-së ka paralajmëruar protestë dyditore të premten dhe të shtunën, kjo për shkak të pakënaqësisë me pagat dhe punësimin, përcjell FLAKA.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Geriatrisë ka bërë të ditur në konferencën e sotme për media se do të kërkojnë shlyerjen e pagave dhe nënshkrimin e kontratave të reja.

Kostovski theksoi se protesta nuk do të kishte ndodhur nëse Ministria e Financave, siç thotë ai, do t’i kishte dëgjuar nevojat e tyre.

Protesta për qytetin e Shkupit do të mbahet të premten, ndërsa për mbarë vendin të shtunën me fillim nga ora 11:00 dhe do të fillojë nga RTM drejt Kryqit të Kuq deri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Drejtësisë, dhe do të përfundojë para Qeverisë ku punëtorët do të shprehin pakënaqësitë e tyre. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 21:22
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.