Pushimi i lindjes, 6 kompani mundësojnë 3 muaj shtesë për nënat

Redaksia
By Redaksia 5 Prill, 2019 19:23

Pushimi i lindjes, 6 kompani mundësojnë 3 muaj shtesë për nënat

Gjashtë kompani private do t’u mundësojnë nënave të ardhshme 3 muaj shtesë të pushimit të lindjes, pasi që ata vlerësojnë se kjo është një iniciativë e cila sjell dobi më afatgjate si në mirëqenien e punëtoreve po ashtu edhe në ekonominë e vendit. Edhe qeveria vlerëson se në këtë mënyrë balancohet jeta private dhe ajo profesionale.

“Ne duhet të nxisim edhe kompanitë e tjera të ndërmarrin hapa dhe iniciativa të tilla. Një fleksibilitet dhe siguri e punëtorit, që do të thotë se duhet të kënaqim kërkesat e të dyja palëve, edhe të punëdhënësve edhe të punëtorëve, pasi që nëpërmjet iniciativave të këtij lloji edhe punëdhënësi edhe punëtorët afrohen njëri me tjetrin, kanë interes të përbashkët, ndërsa sjell deri te një ekonomi më e mirë, vende të punës më produktive dhe më të paguara”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.

Rritje e pushimit të lindjes në ndërmarrjet shtetërore dhe administratë për momentin nuk parashikohet sepse pagesa e 3 muajve shtesë do të binte në kurriz të buxhetit të shtetit dhe për këtë harxhim shtesë momentalisht buxheti nuk ka mjete.

Redaksia
By Redaksia 5 Prill, 2019 19:23