Pushteti dhe opozita në Maqedoni duhet të nxitojnë që mos turpërohen para BE, ja pse

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 22:06

Pushteti dhe opozita në Maqedoni duhet të nxitojnë që mos turpërohen para BE, ja pse

Shumica dhe opozita kanë pritur deri “pesë në dymbëdhjetë” që të nxitojnë për të zgjedhur drejtuesit e dy organeve më të rëndësishme anti-korrupsion në vend, në mënyrë që të mos turpërojnë veten përpara Brukselit përpara fillimit të procesit të shqyrtimit – skrinigut të Komisionit Evropian në fund të muajit, përcjell FLAKA.

Aktualisht, 17 institucione të rëndësishme janë “pa koka”, me fokus të veçantë në dy më të rëndësishmit në fushën e korrupsionit – Drejtoria e Auditimit dhe Komisioni Antikorrupsion. Këto dy organe nuk funksionojnë për muaj të tërë.

“Më thanë në fundjavë se konsultimet ndërpartiake po i mbarojnë. Komiteti parlamentar do të thirret të hënën ose të martën për të marrë vendime të tjera”, tha kryetari i komisionit parlamentar, Ilija Dimovski.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha poashtu se Maqedonia nuk do të turpërohet para Brukselit.

“Nuk ka kompromis dhe selektivitet kur vjen puna te korrupsioni, në qershori i 2019 do të vijë shpejt dhe Brukseli do të dijë gjithçka dhe do të shohë rezultatet, imponohet nga Komisioni Evropian dhe ne do të punojmë”, tha Osmani. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 22:06