Putinit i vritet kolonelja e parë femër, e njohur si ‘Zonja Vdekje’

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:05

Putinit i vritet kolonelja e parë femër, e njohur si ‘Zonja Vdekje’

Vladimir Putini ka humbur kolonelen e parë femër e njohur si ‘Zonja Vdekje’ e cila u vra në Ukrainë, shkruan “The Sun”.

Lideri rus kishte nderuar me titullin posthumous “Heroinë e Rusisë” -që është nderi më i lartë i Kremlinit- Olga Kachura, 52-vjeçare, e cila u vra pas një sulmi me raketë ndaj veturës së saj.

Ajo është kolonelja e 97 e vrarë që nga fillimi i luftës së Putinit në Ukrainë.

Ajo ishte kolonele e forcave ruse në Republikën Popullore të Donetksut, ku ajo po komandonte një divizon të artilerisë raketore të zhvendosur kundër Ukrainës.

Sipas raportimeve lokale, ajo u vra në vend kur një raketë ukrainase sulmoi veturën e saj.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:05