“Që nga 7 tetori Izraeli u ka shpallur luftë edhe palestinezëve në burgje”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 22:15

“Që nga 7 tetori Izraeli u ka shpallur luftë edhe palestinezëve në burgje”

Kreu i Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Kaddura Faris, tha se Izraeli u ka shpallur luftë palestinezëve në burgje paralelisht me sulmet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në qytetin Al-Bire të Bregut Perëndimor të pushtuar u mbajt një demonstratë solidariteti me palestinezët në burgjet izraelite.

Faris, i cili mori pjesë në demonstratë, në deklaratën e tij për Anadolu tha se “që nga 7 tetori, palestinezët në burgjet izraelite u janë nënshtruar sulmeve të dhunshme”.

Ai gjithashtu theksoi se Izraeli u ka shpallur luftë palestinezëve në burgje paralelisht me sulmet në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim të bërë dje nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, u tha se që nga 7 tetori forcat izraelite kanë arrestuar 6.512 persona në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Që nga 7 tetori, kur forcat izraelite nisën sulmet në Gaza, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 22:15

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare