Qendër Zhupa sërish pa kryetar komune, nuk sigurohet censusi i nevojshëm

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Prill, 2022 00:13

Qendër Zhupa sërish pa kryetar komune, nuk sigurohet censusi i nevojshëm

Edhe pas votimit të serishëm, banorët e Qendër Zhupës nuk zgjodhën kryetar komune. Sipas Shtabeve zgjedhore të kandidatëve edhe këtë herë nuk është siguruar konsensus i nevojshëm prej 1/3 nga trupi i përgjithshëm zgjedhor prej 7 077 votuesve.

Në zgjedhjet lokale më 17 tetor vitin e kaluar të drejtë vote kanë pasur 7 317, ndërsa e kanë realizuar 25,77 për qind.

Dita e sotme zgjedhore ka kaluar pa probleme në të gjitha 16 vendvotimet.

Që të votojnë kishin arrit rreth 700 mërgimtarë të kësaj zone që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Në garën për funksionin e kryetarit të komunës si edhe më 17 tetor të vitit të kaluar kanë qenë Arian Ibraim i propozuar nga Partia Demokratike Turke i cili besimin e qytetarëve e ka kërkuar për herë të tretë dhe Shain Shaqir nga partia Lëvizja për Bashkim Kombëtar e Turqve.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Prill, 2022 00:13

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare