Qendra për Kulturë – Gostivar, koncerte LIVE për çdo natë

Desk
By Desk April 26, 2020 22:37

Qendra për Kulturë – Gostivar, koncerte LIVE për çdo natë

Qendra për Kulturë në Gostivar, tanimë gjashtë ditë me radhë po realizon projektin muzikor “Gostivar Quarantine Concert”, përcjell Gostivari Sot. 

Konform rethanave të krijuara pas përhapjes së pandemisë CoVid-19 dhe ndalesave të krijuara, publiku gostivaras dhe jo vetëm, ka rastin që çdo natë të ndjek LIVE, koncerte me këngëtarë gostivaras.

Aktivitetet po  zhvillohen përmes rrjeteve sociale ndërsa transmetohen edhe në Gostivari Sot dhe Flaka si sponsor medial.

“Tashmë  një javë realizojmë projektin muzikor “Gostivar Quarantine Concert”, ku po marrin pjesë të gjithë këngëtarët/et dhe muzicientët Gostivaras. Mini koncertet do të jepen çdo natëme shpresë që t’ua ndriçojme netët e izolimit”, shprehet drejtori i Qendrës për Kulturë, Hod Miftari.

GOSTIVAR QUARANTINE CONCERT

SONTE 🎧 🎹Nata e Shtatë🔴 premiere Në ora 22:00SINAN ZYLBEHARI & ARDIT BEXHETI

Posted by Qendra për Kulturë-Gostivar / Центар за Kултура-Гостивар on Sunday, April 26, 2020

Sonte, Live performuan këngëtarët e mirënjohur gostivaras, Sinan Zylbehari dhe Ardit Bexheti. Gostivari Sot

Desk
By Desk April 26, 2020 22:37