Qendrat fotovoltaike, javën e ardhshme tenderi për personat fizikë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 25, 2019 20:04

Qendrat fotovoltaike, javën e ardhshme tenderi për personat fizikë

Javën e ardhshme do të bëhet publik edhe thirrja e dytë për ndërtimin e qendrave fotovoltaike që ka të bëjë me personat fizikë që do t’i ndërtojnë të njëjtat në parcelë private në pronësi të vet apo të marrë me qira.

Fotovoltaikët janë të ndarë në 4 kategori, me prodhim prej 2 deri në 10 megavat në orë energji elektrike. Qëllimi është që investitorët e vegjël të mos dëmtohen. Shuma më e vogël për të marrë pjesë në tender kap shifrën e 5 mijë eurove dhe kriterium do të jetë shuma e subvencionit.

“Kriteriumi është që kush kërkon subvencionim më të ulët nga shteti mbi çmimin e tregut të energjisë elektrike, mund ta shesin energjinë elektrike tek furnizuesi i përcaktuar nga ana jonë, por nuk është e patjetërsueshme që t’ia shesin atij furnizuesi, nëse gjejnë furnizues që paguan më shumë mund, t’ia shesin atij prodhuesi, por nëse ekziston furnizues që detyrimisht e blen atë energji elektrike nga investitorët”,- theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

“Për momentin kemi të instaluara vetëm 18 megavat që nga pavarësimi i vendit, ku marrë parasysh resurset, ne kemi paraparë që ta rrisim në 200 megavat vetëm nga prodhimi i qendrave fotovoltaike”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Deri më tani mbi 150 kompani kanë tërhequr dokumentet për tenderin e parë. Tenderë të tillë do të ketë edhe në të ardhmen, me qëllimin të ketë ndikim pozitiv në ekonomi. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 25, 2019 20:04