#QëndroNëShtëpi, lexo Revistën Online “Flaka Plus”

#QëndroNëShtëpi, lexo Revistën Online “Flaka Plus”

Në kohën e pandemisë botërore Kovid19, Agjencia e lajmeve Flaka i bashkëngjitet thirrjes #QëndroNëShtëpi me një projekt konkret. 

Nga dita e shtunë, tregut mediatik online i bashkohet revistia elektronike Fp – Flaka Plus, revistë online që do të funksionin në suaza të shtëpisë mediatike Flaka Mediu Group – FMG

Revista Online FP – Flaka Plus duhej të lansohej me rastin e katër vjetorit të themelimit të shtëpisë mediatike Flaka Mediu Group, por për shkak të gjendjes së krijuar, stafi vendosi që fillimi të jetë pikërisht në këtë periudhë. 

Flaka Plus e gjeni në Facebook duke klikuar këtu.

Revista Online FP – Flaka Plus, përmban materiale nga të gjitha sferat shoqërore, përjashtuar politikën.

Janë mbi 20 rubrika të strukturuara në suaza të revistës, duke nisur nga gastronomia, moda, shkenca, arti, kultura, rrjetet sociale dhe teknologjia, këshillat, shëneti, fëmijët, femrat dhe shumë e shumë materiale të tjera. 

Katër vjetori i themelimit, shtëpinë mediatike Flaka Mediu Group – FMG, e gjen si shtëpi mediale me rrjet të zgjeruar të mediave online. 

Në kuadër të shtëpisë mediatike Flaka Mediu Group – FMG. funksionojnë Agjencia e lajmeve Flaka, online portali Gostivari Sot dhe së fundmi, edhe revista elektronike Flaka Plus – FP. 

Kutojmë që portali Gostivari Sot filloi së funksionuari para 2 viteve, pikërisht në 2 vjetorin e funksionimit të Flaka-s, dhe tani në katër vjetorin e funksionimit vjen revista elektronike Flaka Plus – FP

Tashmë Flaka Mediu Group – FMG, shndërrohet në rrjetin më të madh të mediave online në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut- RMV, duke përfshi media online lokale, nacione dhe tanimë edhe revistë online. Redaksia Flaka 

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 5 Prill, 2020 13:55

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.