Qengj në furrë me patate

Qengj në furrë me patate

Perberesit per 6 – 8 persona:

2 kg mish qengji tul (kofshë ose gjoks)
1 kg patate
5 thelpinj hudhra të prera hollë
1 degë rozmarinë të freskët lëng i
1 limoni vaj ulliri kripë e piper

Përgatitja:
1. Lani mirë mishin, fshijeni dhe rregullojeni me kripë e piper. Vendoseni në një tepsi pireks ose në enë balte.
2. Pastroi patatet dhe prijini sipas dëshirës. Rregullojini me kripë e piper dhe shpërndajini në tepsi, rreth e përqark mishit.
3. Hidhni nga lart degën e rozmarinës, të prerë në 3-4 pjesë, hudhrat, lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.
4. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqeni ngadalë për rreth 1 orë.
5. Në vazhdim, hiqeni letrën e aluminit dhe gradojeni furrën në zjarr të fortë. Piqni për akoma 30 min, derisa mishi dhe patatet të marrin ngjyrë.
6. Shërbejeni gjellën të ngrohtë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Nëntor, 2019 22:40

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.