Qengjat nga Dibra do të barten me konvoje ose përmes ngarkim-shkarkimit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 20:08

Qengjat nga Dibra do të barten me konvoje ose përmes ngarkim-shkarkimit

Qengjat nga Dibra do të barten me shoferë për të cilët do të jepet leje e veçantë ose me konvoj mbrojtës të kamionëve, në pajtim me protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë që zbatohen edhe për kapacitete tjera prodhuese të këtij rajoni, ka vendosur kështu Qeveria në seancën e sotme.

Opsioni për qengjat nga Dibra, qyteti i cili është nën karantinë, është edhe bartja përmes ngarkimit dhe shkarkimit.

Kryetari i mbarështuesve të deleve “Dashi”, Skender Ame, para tre ditëve deklaroi se rreth 8.000 qengja në Dibër, Qendër zhupë dhe fshatrat përreth – Mogorçe, Kosovrasti dhe Otishani, “janë të bllokuar” për shkak të karantinës dhe nuk mund të ndërmerren nga thertoret.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 20:08