Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten problem serioz në Tetovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 20:20

Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten problem serioz në Tetovë

Qytetarët e Tetovës vazhdojnë të jenë të pa sigurt në rrugë nga qentë endacak. Numri i rasteve kur qentë sulmojnë apo kafshojnë qytetarët është i lartë.

Prezenca e qenve endacak në rrugët e Tetovës vazhdon të përbëjë kërcënim të sigurisë në rrugë dhe frikë për shumë qytetarë ku këto të fundit në redaksinë e KlanM kanë dërguar disa pamje të qenve në rrugën Industriale të cilët shëtisin lirshëm.

Qentë endacakë janë problem serioz në Tetovë. Kryetari i kësaj komune disa ditë më parë njoftoi se ka filluar aksioni për kapjen e qenve endacak në disa lokacione në komunën e Tetovës ku përgjegjës për strehimin e qenve është shoqata AMOS.

Vlen të theksohet se përgjegjëse për strehimin e këtyre qenve është shoqata AMOS. Aksioni vazhdon edhe ditëve në vijim! Për një Tetovë më të mirë e të sigurt, është shprehur kreu i kësaj komune Kasami.

Kategoria më e rrezikuar nga qentë endacak janë fëmijët e mitur dhe personat e moshuar. /KlanMacedonia/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 20:20