“Qeveri pa BDI-në”, flet Spasovski, Ademi: BDI-ja do të dalë me qëndrim

“Qeveri pa BDI-në”, flet Spasovski, Ademi: BDI-ja do të dalë me qëndrim

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e TV21 rreth deklaratës së Ljubço Nikollovskit i cili mbrëmë tha se në rast të obstruksioneve lidhur me ligjin e PP, në zgjedhje do të shkohet në dhjetorë, ai e deklaroi të njëjtën gjë.

“Ende jam i bindur, se do ta realizojmë atë për të cilën jemi marrë vesh. Sepse ajo është më e mira për vendin dhe qytetarët”, tha Spasovski.

Të njëjtën gjë e pyetëm edhe Arbër Ademin, por i njëjti tha se për këtë me qëndrim do të dalin nga BDI-ja.

NDryshe, mbrëmë në emisionin, Click Plus, Sekretari gjeneral i LSDM Ljubço Nikollovski tha se në rast se ka obstruksione në Kuvend, atëherë LSDM do të krijojë shumicë të re dhe do të shkojë në zgjedhje të rregullta në dhjetor, e jo më 12 prill.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Shkurt, 2020 11:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.