Qeveria asnjë hap kundër Tozijas, Antikurrupsioni do të presë 60 ditë, s’ka shkelje për konflikt interesi

Qeveria asnjë hap kundër Tozijas, Antikurrupsioni do të presë 60 ditë, s’ka shkelje për konflikt interesi

Komisioni Antikorrupsion publikisht njoftoi se kërkon përgjegjësi për drejtorin e Agjencisë së filmit, Gorjan Tozija. për shkak se ka vepruar jashtëligjshëm kur ka paguar projektet filmike nga konkursi paraprak në gjysmën e muajit mars.

Por edhe pse Antikorrupsioni shkarkimin e drejtorit e kërkoi në konferencë për shtyp, nga Qeveria për TV21 thonë se tek ata nuk ka arritur asnjë kërkesë.

“Deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka arritur kërkesë nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsoonit për pyetjen në fjalë. Nëse arrin dhe shqyrtohet në ndonjë nga seancat e Qeverisë, publiku do të informohet me kohë”, thonë nga Qeveria.

E pyetëm anëtarin e Antikorrupsionit se a e kanë bërë vetëm përpara mediave kërkesën për shkarkim apo edhe në formë të shkruar. Vlladimir Georgiev tha se të premten i njëjti është dërguar edhe me shkrim.

“Kur e marrin dhe e pranojnë, ajo është punë e tyre. Ata në afat prej 60 ditësh duhet të na njoftojnë për atë se si kanë vepruar”, theksoi Vlladimir Georgiev, anëtar i Antikorrupsionit.

Shkarkimi ka të bëjë për konkursin paraprak, ndërkaq ankesa ka pasur edhe për konflikt interesi gjatë emërimit të anëtarëve të këshillit.

Vlladimir Georgiev: “Ka më shumë parashtresa, por ne kemi vepruar vetëm për këtë që ka të bëjë me pagesën e 27 projekteve filmike”.
TV21: A i keni ndjekur reagimet për konkursin e ri?
Vlladimir Georgiev: “Për konkursin e ri nuk ka parashtresa. Askush as nuk është ankuar. Ka pasur edhe ankesa për konflikt interesi, por ato janë procedura të tjera”.

Procedura për konflikt interesi do të ndërpritet, pasi Inspektorati i Kulturës ka vërtetuar se nuk ka shkelje nga ana e drejtorit Tozija.

“Me këtë vërtetim të Kontrollit inspektues vërtetohet rregullshmëria e punës së Agjencisë për film, si dhe puna e drejtorit të saj, Gorjan Tozija, ndërkaq nga ana tjetër vihet në dyshim tërë përpjekja e institucioneve për diskreditim të punës me kërkesë nga ana e Millço Mançevskit deri te Ministria e Kulturës dhe Komisioni për Antikorrupsion”, thonë nga Agjencia e filmit.

Inspektorati ka përfunduar se nuk është konstatuar shkelje e nenit 54 nga Ligji për veprimtari filmike, se anëtarët e Këshillit filmik, Branko Petrovski dhe Ana Vasilevska kanë marrë pjesë edhe në projekte filmike duke pasur konflikt interesi. Inspektorati ka vlerësuar se të njëjtit nuk kanë marrë pjesë në konkurset filmike. Kanë njoftuar gjithashtu se me këtë e përfundojnë edhe procedurën e Komisionit Antikorrupsion dhe se procesverbali do të dërgohet edhe te ky institucion.

TV21 te Qeveria ka dërguar edhe pyetje në lidhje me reagimet për konkursin e ri, por nga atje ende pa përgjigje.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Korrik, 2020 20:35

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.