Qeveria, dekret për afatet e procedurave gjyqësore

Qeveria, dekret për afatet e procedurave gjyqësore

Qeveria e miratoi dekretin me fuqi ligjore për afatet e procedurave gjyqësore gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, për veprim të gjykatave dhe prokurorive publike.

Në bazë të dekretit të qeverisë, ligjet dhe afatet e mëparshme për ngritjen e padisë në procedurë gjyqësore, padi private në procedurë penale, propozim për ndjekje penale, propozim për vendosjen e procedurës jashtëgjyqësore, paraqitja e kërkesave për përmbarim të detyrueshëm, procedura për sigurimin e kërkesave, padi për ngritjen e procedurës administrative, fillimin e procedurave para

Gjykatës Kushtetuese, ose fillimin dhe ngritjen e procedurave të tjera gjyqësore, pushojnë së zbatuari në kohën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti, derisa gjendja e jashtëzakonshme të mos ketë pushuar. 

Me ketë dekret, dhënia e akteve udhëzuese për shqiptimin e dënimit me burg deri në tre vite, anulohet deri më 1 shtator të vitit 2020, përveç lëndëve ku ekziston rrezik për vjetrimin e ekzekutimit të dënimit.

Gjykatësve – porotë, të cilëve u ka skaduar mandati gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me fuqi të këtij dekreti, mandati u vazhdohet deri në përfundimin e procedurës për lëndën gjyqësore. 

Me ketë dekret, angazhohen prokurorët publikë që zbatimin e funksionit të Prokurorisë Publike të organizojnë dhe zbatojnë në përputhje me udhëzimet e detyrueshme të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuara në lidhje me virusin COVID-19.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 19:24

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.