“Qeveria dështoi me pandëminë”, Vokshi: Shqipëria e fundit në Europë për testimet, Rama sulmon opozitën sepse…

Desk
By Desk October 31, 2020 22:11

“Qeveria dështoi me pandëminë”, Vokshi: Shqipëria e fundit në Europë për testimet, Rama sulmon opozitën sepse…

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se qeveria ka dështuar totalisht me koronavirusin.

Vokshi thekson se Shqipëria është e fundit në Europë për kryerjen e testimeve të Covid-19, duke thënë se Rama përpiqet të fshehë këtë dështim të madh, duke sulmuar opozitën

Postimi i ish-deputetes së PD-së Albana Vokshi:

Dështimi i Edi Ramës me pandeminë nuk mund të mbulohet me sulme banale politike ndaj opozitës.

Partia Demokratike është bërë zëri i qytetarëve, që nuk gjejnë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi që në mars që i kërkojmë Edi Ramës të rrisë testimet.

Përgjigja e tij është sulmi politik në vend të blerjes së tamponëve.

Kjo politikë skandaloze e Edi Ramës është arsyeja kryesore pse Shqipëria është e fundit në Europë për testimet, pse numri i vdekjeve është rritur, pse situata ka dalë jashtë kontrollit dhe pse rrezikojmë të mbyllemi sërish.

(d.xh/ Balkanweb)

Desk
By Desk October 31, 2020 22:11