Qeveria dhe BERZH do të nënshkruajnë Memorandum për mbështetje të procesit të anëtarësimit në BE

Desk
By Desk November 12, 2020 23:00

Qeveria dhe BERZH do të nënshkruajnë Memorandum për mbështetje të procesit të anëtarësimit në BE

Qeveria në mbledhjen e sontme e shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin për mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili ka të bëjë me bashkëpunimin për mbështetjen e procesit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e autorizoi kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev, që ta nënshkruajë Memorandumin.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë, ky Memorandum ka për qëllim që të sigurojë kornizë për bashkëpunim mes Qeverisë dhe Bankës me qëllim të mbështetjes së procesit për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian përmes kombinimit të investimeve dhe ndihmës teknike. Memorandumi përqendrohet në përforcimin e konkurrencës në sektorin privat dhe rritje inkulzive, të infrastrukturës së qëndrueshme dhe tranzicionit drejtë ekonomisë së gjelbër, duke përfshirë edhe prioritetet për lidhje rajonale dhe të përforcimit të klimës së investimeve dhe menaxhimit.

Desk
By Desk November 12, 2020 23:00