Qeveria: Do të ketë qendrim ditor nëpër shkolla

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 29, 2020 22:07

Qeveria: Do të ketë qendrim ditor nëpër shkolla

Në seancën e sotme të qeverisë, u mor një vendim për qendrim ditor të nxënësve nga klasat më të vogla, të cilët do të ndjekin mësimin me prani fizike, përcjell FLAKA.

“Miratohet organizimi i qëndrimit të zgjatur të nxënësve në shkollat ​​fillore për klasat që do të fillojnë mësimin me prani fizike, me rekomandim për të organizuar dhe realizuar qëndrimin e zgjatur me nxënës të së njëjtës paralele dhe nga e njëjta klasë, pa përzierje të klasavve dhe paraleleve me njëra-tjetrën”, informojnë nga Qeveria.

Qeveria gjithashtu pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive për të filluar me punë qendrat ditore të kujdesit për personat me aftësi të kufizuara në përputhje të plotë me masat dhe protokollin e miratuar tashmë për punën e qendrave të kujdesit ditor në kushtet e epidemisë me KOVID-19. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 29, 2020 22:07