Qeveria do të ndërtojë kopshte për fëmijë në disa komuna

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 5, 2019 22:14

Qeveria do të ndërtojë kopshte për fëmijë në disa komuna

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën 162, ndër vendimet e marra ishte edhe ndarja e buxhetit për ndërtimin e kopshti për fëmijë në Çair dhe Lozovë, transmeton Portalb.mk.

Mjetet janë siguruar nga Ministria për punë dhe politikë sociale.

Gjithashtu janë siguruar mjete edhe për furnizimin e kopshteve për fëmijë në Kumanovë, Bërvenicë dhe Bosilovë.

“Në këtë seancë, Qeveria e RMV-së mori Informacion për sigurimin e mjeteve buxhetore nga Ministria për punë dhe politikë sociale për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në Komunën e Çairit dhe Lozovës”, informojnë nga kabineti i Qeverisë së RMV-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 5, 2019 22:14