Qeveria e pranoi kërkesën për ndërtim urgjent të poliklinikës në Komunën e Butelit

Qeveria e pranoi kërkesën për ndërtim urgjent të poliklinikës në Komunën e Butelit

Qeveria në suaza të seancës së pestë të  sotme e shqyrtoi edhe e pranoi kërkesën për ndërtimin e poliklinikës në Komunën e Butelit, në bazë të mendimit pozitiv të Ministrisë së Shëndetësisë duke marrë parasysh se në vitin 2020 të paraparë fiskal për këtë dedikim janë paraparë mjetet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Si pjesë e kësaj pike, siç theksohet, Qeveria soli konkluzion t’i rekomandojë Komunës së Butelit ta dorëzojë planin e detajuar urbanistik, ndërsa pastaj në bazë të Ekstraktit të planit për parcelë ndërtimore në të cilën planifikohet ndërtimi i poliklinikës të përcaktohen dhe definohen kërkesat programore për përgatitjen e Projektit bazë për ndërtimin e saj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Janar, 2020 20:13

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.