Qeveria e re gjermane mbështet heqjen e vizave për Kosovën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 20:24

Qeveria e re gjermane mbështet heqjen e vizave për Kosovën

Qeveria e re gjermane mbështet integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës.

Kështu thuhet në dokumentin e marrëveshjes për arritjen e koalicionit të qeverisë së re gjermane sot në Berlin.

“Në këtë kuadër do të forcojmë shoqërinë civile dhe do të mbështesim hapat e mëtejshëm drejt afrimit”, thuhet në dokument.

Marrëveshja propozon hapjen e kapitujve të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe vazhdimin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë.

Më tej thuhet se mbështetet procesi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës i zhvilluar nën kujdesin e BE-së, si dhe përpjekjet për të ruajtur paqen afatgjatë në BeH bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe kapërcimin e dallimeve etnike.

Shtohet se paralelisht me negociatat e anëtarësimit, duhet të përmirësohet kapaciteti i BE-së për të pranuar anëtarë të rinj.

Kancelar i ri i Gjermanisë do të jetë kreu i socialdemokratëve, Olaf Scholz, ndërsa pritet që Ministria e Jashtme t’i përkasë të Gjelbërve.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 20:24