Qeveria e re, përbërja e re qeveritare, partitë: Bisedime joformale mes palëve, asgjë konkrete

Qeveria e re, përbërja e re qeveritare, partitë: Bisedime joformale mes palëve, asgjë konkrete

Kane ngelur edhe 5 ditë deri te konstituimi i parlamentit, ndërsa subjektet politike edhe pse i kanë vënë kontaktet e para, subjektet akoma pa diçka konkrete për opinionin sa i përket shumicës së re qeveritare.

Deri në këto momente, sipas qëndrimeve nga vetë liderët politikë, mund të thuhet se të gjithë subjektet pretendojnë të formojnë shumicën e re apo të jenë pjesë e saj. Nga BDI demantuan lajmin e djeshëm të publikuar në disa media të shkruara, për fillimin e bisedimeve me LSDM-në për qeverisjen e re.

Sekretari i përgjithshëm u BDI-së, Artan Grubi, përmes një statusi në FAcebbok, ka thënë se BDI është parti serioze dhe transparente, e cila gjatë proceseve gjithmonë i njofton me kohë qytetarët.

“BDI është parti transparente dhe të gjitha proceset i zhvillon me përfshirje dhe njoftim edhe të qytetarëve. Kontaktet e vendosura paszgjedhore me LSDM dhe me partitë tjera janë kolegiale, miqësore, fillestare dhe gjithsesi në të mirën e vendit dhe të qytetarëve.”,- ka shkruar Grubi në Facebook.

Ditë më parë, nga kjo parti publikuan platformën shqiptare me 5 shtylla, ku në mesin e tyre përfshihet edhe kërkesa që partia me më shume deputetë të ketë primatin e bisedimeve për formimin e qeverisë së re.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, deklaron se kontaktet e para me partitë veç më janë vënë, por theksi i bisedimeve është vënë tek data 4 gusht, dita e konstituimit të përbërjes së re parlamentare. Negociata për qeverinë nuk ka, sepse siç thotë, akoma nuk ka as mandatar.

“Biseda natyrisht që janë të natyrshme që të zhvillohen. ka kontakte me eksponent partiakë, por edhe partneri i koalicionit është deklaruar në lidhje më këtë temë.. do t’i lejojmë BDI-së ta mbajë premtimin që e ka dhënë dhe ka qenë vetëm 1, kryeministri shqiptar. Le ta bëjnë, ne nuk do t’ju bëhemi pengesë, ama po se bënë, do ta lëshojnë rrugën dhe ne do të bëjmë qeveri për të realizuar programin tonë politik që ua kemi premtuar shqiptarëve.”,- ka shkruar Sela.

Edhe LSDM demantuan se kanë filluar bisedimet me BDI-në. Ata ngelen në qëndrimin se qeveria e re do të udhëhiqet nga social demokratet.

VMRO DPMNE vazhdon me pohimin e njëjtë se qeverinë e re duhet ta formojë VMRO-DPMNE, dhe se lideri i tyre Mickoski veç me është duke punuar në sigurimin e 61 votave ne kuvend. Përmes një komunikate me shkrim nga kjo parti akuzojnë Zoran Zaevin se e shndërroi Maqedoninë në një vend ku mbizotëron krimi dhe korrupsioni dhe shantazhi.

“Maqedonia dhe qytetarët nuk meritojnë pushtet të Zoran Zaevit i cili e fundosi shtetin në krim, shantazh dhe korrupsion.”,- thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Korrik, 2020 19:44

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.