Qeveria e Shqipërisë, miratohet marrëveshja për arsim me Kosovën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 21:43

Qeveria e Shqipërisë, miratohet marrëveshja për arsim me Kosovën

Një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është miratuar nga Qeveria e do të dërgohet në Kuvend për ratifikim. Ministrja Manastirliu tha se marrëveshja parashikon edhe bursa studimi në programe të ndryshme, ndërsa do të ketë lehtësim të procedurave për njohjen e gradave, diplomave dhe titujve shkencorë.

“Marrëveshja përcakton një seri nismash, bashkëpunimesh dhe aktivitetesh mes Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe asaj të vendit tonë. Palët inkurajojnë dhe mbështesin bashkëpunimin mes komuniteteve akademike. Një tjetër risi është programi i lëvizshmërisë së studentëve, do të mundësohet dhënia e bursave, do të jepen 30 bursa në vit për studentë në cikle të ndryshme studimi, të cilët do të duan të studiojnë në Shqipëri në degë të ndryshme. Një tjetër komponentë është njohja dhe njehsimi i shpejtë i diplomave, gradave, titujve, do të lehtësohen procedurat.”, – deklaroi ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Kjo marrëveshje vjen vetëm pak ditë pasi ministrja Manastirliu dhe homologia e Kosovës, Arbërie Nagavci, firmosën vendimin e përbashkët për unifikimin e teksteve shkollore të gjuhës dhe kulturës shqipe të nivelit të dytë për fëmijët e diasporës.

Po ashtu, dy ministret janë angazhuar edhe për një kalendar të përbashkët të aktiviteteve, në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 21:43

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare