Qeveria emroi Bujar Osmanin koordinator i gjithë shtabeve të krizës së komunave në Maqedoni

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 19:52

Qeveria emroi Bujar Osmanin koordinator i gjithë shtabeve të krizës së komunave në Maqedoni

Qeveria me dekret ligjor sapo emëroi zv/kryeministrin Bujar Osmanin si koordinator i gjithë shtabeve të krizës së komunave dhe qytetit të Shkupit deri sa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme për shkak të virusit Covid-19.

Ndryshe sot Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus në vendin tonë edhe atë 11 në Shkup, katër në Prilep, dy në Kumanovë dhe dy në Tetovë, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 sot deri në orën 12 është 219 persona.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste të Kovid-19 janë regjistruar në Shkup (134),Dibër (43), Kumanovë (17), Shtip (tetë), Prilep (gjashtë), Ohër (tre), Veles (tre), Kavadar (dy), Tetovë (dy) dhe Gostivar (një).

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 19:52