Qeveria fond për blerjen e librave në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë

Qeveria fond për blerjen e librave në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në profilin e tij facebook, ka bërë të ditur vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi mbështetjen shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

Ky vendim, sipas Cakaj do t’i shërbejë nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, transmeton oranews.

“Vendimi është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti. Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi”, shprehet Cakaj.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 6, 2019 20:08

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA