Qeveria gjatë heshtjes zgjedhore miratoi Buxhetin për vitin e ardhshëm

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:05

Qeveria gjatë heshtjes zgjedhore miratoi Buxhetin për vitin e ardhshëm

Qeveria miratoi Propozim buxhetin e vitit 2022 të shtunën, gjatë heshtjes zgjedhore. Nga shërbimi qeveritar për media thonë se për shkak të heshtjes zgjedhore nuk e kanë njoftuar opinionin, për seancën e mbajtur të shtunën, prandaj sot është dërguar një njoftim.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e rregullt të 116-të, që u mbajt më 30 tetor, për shkak të ruajtjes së afateve për miratim, miratoi propozim- buxhetin e vitit 2022. Për shkak të heshtjes zgjedhore, njoftimi për propozim- buxhetin e miratuar bëhet sot më 1 nëntor ndërsa në periudhën e ardhshme do të publikohet edhe prezantimi i hollësishëm”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Qeveria nuk sqaron pse miratimi i propozim- buxhetit për vitin 2022 ka qenë i pashmangshëm gjatë heshtjes zgjedhore, nëse sipas Ligjit për buxhet, ky propozim do të mund të shqyrtohej në dy javët e ardhshme. Sipas ligjit, Qeveria është e obliguar që propozim- buxhetin ta dorëzojë në Kuvend më së voni deri më 15 nëntor.

Ligji për Buxhetet, Neni 29

– Ministria e Financave e dorëzon propozim buxhetin e Republikës së Maqedonisë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë për miratim më së voni deri më 1 nëntor të këtij viti.

Neni 30
– Qeveria propozimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë e dorëzon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më së voni deri më 15 nëntor të këtij viti.

Nga Kuvendi për Alsat thonë se ende nuk ka ardhur propozim buxheti, i cili sipas afateve duhet të miratohet deri më 31 dhjetor. Detajet se sa do të peshojë thesari i shtetit vitin e ardhshëm dhe si janë dedikuar paratë për shfrytëzuesit buxhetorë, Ministria e Financave ende nuk i ka zbuluar me sqarim se të gjitha detajet e buxhetit të shtetit do të bëhen të ditura në konferencë për media këto ditë./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:05
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.