Qeveria i kërkon Kuvendit ta zgjasë edhe 6 muaj gjendjen e krizës

Redaksia
By Redaksia 2 Dhjetor, 2020 16:34

Qeveria i kërkon Kuvendit ta zgjasë edhe 6 muaj gjendjen e krizës

Qeveria kërkon që gjendje krize të ketë deri në verën e vitit të ardhshëm. Në mbledhjen e  djeshme të ekzekutivit është kërkuar nga Kuvendi, që të vazhdoj gjendjen e krizës deri më 30 qersosh të vitit 2021. Për këtë bëri me dije edhe zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, në konferencën e sotme, në të cilën u prezantuan vendimet nga mbledhja e fundit e Qeverisë.

 Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë

“Qeveria në seancën 25 e miratoi propozimin e Komitetit për koordinim dhe sistemit për menaxhim me kriza dhe e vërtetoi teksin e propozim-vendimit për vazhdim të gjendjes së krizës, në territorin e Republikës së Maqedonis së Veriut”.

I pyetur që të prononcohet për qëndrimin e tij personal, se e ka nevojë për vazhdim të gjendjes së krizës, drejtori  i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov, tha se nuk mund ta thotë mendimin e tij personal, megjithatë konsideron se ka nevoj të aprovohet kjo kërkesë.

Stojançe Angellov, drejtor  i Qendrës për Menaxhim me Kriza

“Unë këtu përfaqësoj institucion dhe nuk mund të flas në emrin tim personal. Në emrin tim personal mund të flas në shtëpi. Si përfaqësues i institucionit unë thellësisht jam i bindur se gjendja e krizës duhet të vazhdohet sepse ajo na ofron mekanizma, të cilat nëse nuk do të kishte gjendje krize, nuk do të mund të jenë në dispozicion”.

Vendi edhe tani gjendet në gjendje krize 30 ditore, e cila duhet të përfundoj deri më 19 dhjetor.  Në gjendjen e krizës, shteti merr më shumë fuqi si mbi sektorin publik, ashtu dhe atë privat. Në këtë mënyrë mund të përdoren edhe burimet teknike e ato njerëzore, përfshirë dhe ushtrinë. Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë angazhuar për të siguruar spitalet e Qendrave COVID. Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.

Redaksia
By Redaksia 2 Dhjetor, 2020 16:34