Qeveria i publikoi masat e reja kundër virusit korona

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 20:33

Qeveria i publikoi masat e reja kundër virusit korona

Në seancën e 32-të të Qeverisë së RMV-së, u miratuan disa rekomandime të reja për të parandaluar shpenzimet joefektive në këtë periudhë të jashtëzakonshme, transmeton Portalb.mk.

“Në sektorin publik ndalohen punësimet e reja, angazhimet e reja përmes agjencive për punësime të përkohshme dhe marrëveshjet e reja në vepër, përveç angazhimit të kuadrit në sektorin shëndetësor dhe sektorëve në lidhje me menaxhimin e pasojave nga virusi korona”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së.

Punësimet që tashmë janë në procedurën e punësimit, për të cilat ka pëlqim nga Ministria e financave, nuk duhet të ndërpriten.

“Shpenzimet për reklama dhe sponsorizim të ulen në minimum në sektorin publik”, deklarojnë nga Qeveria.

Gjithashtu rekomandohet që marrëveshja kolektive në sektorin e kulturës të shtyhet deri në fund të vitit 2020.

“Punëtorëve në sektorin publik të mos u ndahet regres të pushimit vjetor në vitin 2020, dhe të mos rregullohet të drejta të tjera në Marrëveshjen kolektiv për sektorin publik për vitin 2020”, deklarojnë nga Qeveria.

U ndaluar blerja e pajisjeve, mobilieve dhe veturave që nuk lidhen direkt me masat për parandalimin e virusit, duke përjashtuar ato që kanë leje nga Qeveria.

“Qeveria i ka obliguar ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit t’i ulin shpenzimet për 15 për qind për vitin 2020 dhe për këtë ta njoftojnë Qeverinë”, deklarojnë nga Qeveria.

Ajo i obligon shfrytëzuesit buxhetor, komunat, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare të respektojnë masat për parandalimin e shpenzimeve.

“Është sjellë vendim edhe për subvencionim të kamatës nëpërmjet Bankës Evropiane për Investim, në vlerë prej 50,962,187 milionë eurove i aprovuar nga marrëveshja financiare, për financim të kompanive të vogla dhe të mesme dhe projekteve të tjera me prioritet”, deklarojnë nga Qeveria.

Ndryshe, sot një paciente 65-vjeçare nga Shkupi me probleme shëndetësore me mushkëritë e bardha, tension të lartë të gjakut dhe diabet është viktima e radhës nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në konferencën e rregullt për shtyp ai tha se në 24 orët e fundit ka 25 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 354 persona të infektuar.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 20:33