Qeveria inicion procedurë për marrjen e shtetësisë së Onishçenkos

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:29

Qeveria inicion procedurë për marrjen e shtetësisë së Onishçenkos

Qeveria inicion procedurë për marrjen e shtetësisë së ish politikanit ukrainas Oleksandr Onishçenko. Vendimi vjen pas seancës së mbyllur, në të cilën referoi kreu i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Viktor Dimovski.

“Qeveria njofton opinionin se në pajtim me nenin 14 të Ligjit të Shtetësisë, është kërkuar nisja e aktiviteteve për shfuqizimin e vendimit për shtetësinë e personit Olekasandër Onishçenko. Qeveria inicio kërkesën për marrjen e shtetësisë, pas seancës së mbajtur, në të cilën drejtori i ASK-së informoi për rastin”, theksohet në një komunikatë të Qeverisë.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Kovaçevski nuk u përgjigj nëse për rastin me biznesmenin prorus ka biseduar një ditë më parë me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Siguri dhe Inteligjencë, David Katler, i cili qëndron për vizitë në vend. Nga ajo që dihet në opinion, pikërisht mendimi i NATO-s është lënë pas dore nga ASK-ja kur janë mbledhur mendimet për pasaportën e Onishçenkos. Ndërkaq, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka njoftuar se seanca e Komisionit për Mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare nuk do të vazhdojë derisa MPB-ja të përgjigjet se si ka ndodhur lëshimi teknik. Në këtë seancë të premten, Dimovski filloi t’u jepte detaje për rastin deputetëve, por qëllimisht apo jo fjalimi u transmetua drejtpërdrejt në YouTube. Opozita dyshon se ky lëshim është inskenuar nga pushteti, për t’i shërbyer Dimovskit si arsyetim që të mos e vazhdojë raportin para deputetëve. VMRO-DPMNE kërkoi dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për rastin “Onishçenko”.

“Asnjë suspendim i zyrtarëve nuk mund ta heqë fajin nga Spasovski dhe Dimovski. Përveç faktit që Onishçenko është në listën e zezë të SHBA-ve, ai është gjithashtu një person për të cilin ka urdhër të lëshuar nga Ukraina, përkatësisht në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës janë emri dhe të dhënat e këtij personi. Këto të dhëna duhej të kontrolloheshin nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Ministria e Brendshme”, tha Aleksandar Nikolovski – nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Shtetësia e prorusit në listë të zezë amerikane shkaktoi reagime të ashpra në opinion. Vendimi për shtetësinë e Onishçenkos u mor në një mbledhje qeveritare në maj të këtij viti, pas mendimit pozitiv nga 4 institucione, në mesin e të cilave ishte dhe ASK-ja./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:29

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...