Qeveria ka lënë të njëjtat termine për shëtitjet e kafshëve shtëpiake gjatë fundjavës së zgjatur

Qeveria ka lënë të njëjtat termine për shëtitjet e kafshëve shtëpiake gjatë fundjavës së zgjatur

Qeveria tha se gjatë fundjavës, koha për shëtitje të kafshëve shtëpiake mbetet në kushtet e përcaktuara më herët, përcjell FLAKA.

Përkatësisht, qytetarët në periudhën kur zbatohet ndalimi i lëvizjes, do të jenë në gjendje të shetisin kafshët shtëpiake në mëngjes nga ora 08:00 – 08:30, pasdite nga 15:00 – 15:30, dhe në mbrëmje nga 20:00 deri në ora 20:30.

Duke vepruar kështu, ata do të jenë në gjendje të lëvizin deri në 100 metra larg vendbanimit të tyre dhe duke zbatuar masat e tjera për mbrojtje personale. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 22:28

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.