Qeveria me fushatë prej 350 mijë eurosh për përfitimet e BE-së

Redaksia
By Redaksia 14 Nëntor, 2023 21:39

Qeveria me fushatë prej 350 mijë eurosh për përfitimet e BE-së

Me rreth 350 mijë euro, Qeveria do të realizojë një fushatë mediatike me interes publik për të sensibilizuar dhe informuar qytetarët për përfitimet e procesit të integrimit evropian. Fushata duhet të mundësojë një kuptim më të mirë të reformave dhe të konfirmojë dhe forcojë përkushtimin e qeverisë ndaj procesit, përcjell FLAKA.

Kontrata me kompaninë e prodhimit të filmit Vertigo NME u nënshkrua më 8 nëntor.

Fushata, sipas dokumentacionit, do të zgjasë 45 ditë dhe për këtë do të krijohet slogan, logo, strategji, video promovuese, animacione, billborde, reklama dixhitale dhe strategji PR.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë publike dhe transparente realizoi procedurën për një fushatë mediale me interes publik që do të mbulojë përfitimet e procesit të integrimit evropian dhe anëtarësimit në BE për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, përmes disa kanaleve të komunikimit që do të informojë më mirë qytetarët për këtë temë”.

Më së shumti para do të ndahen për realizimin e PR storjeve, intervistave, njoftimeve dhe eventeve me qëllim të promovimit të fushatës në vlerë prej gati 47 mijë euro. Ndërsa për realizimin e videove promovuese janë planifikuar më shumë se 30 mijë euro.

Fushat që do të mbulohen janë ekonomia, bujqësia, mjedisi dhe burimet, sundimi i ligjit dhe arsimi dhe rinia. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 14 Nëntor, 2023 21:39