Qeveria me vendim: Ndalohen përkohësisht punësimet në sektorin publik

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 20:41

Qeveria me vendim: Ndalohen përkohësisht punësimet në sektorin publik

Në sektorin publik përkohësisht ndalohen punësimet e reja, të angazhuarit të personave për punësime të përkohshme dhe marrëveshje të reja në vepër, përpos për angazhimin e kuadrit adekuat në sektorin e shëndetësisë dhe në sektorët tjera që janë në drejtim të përballjes me krizën e koronavirusit. Kjo është vendosur në seancën e sotme të qeverisë.

Në komunikatën shtohet se për vendet e braktisura për çdoherë (pensionimet ose largime tjera për shkak arsyeve të ndryshme) të mos ketë punësime të reja.

Nëse ka nevojë për mbushje të vendeve të punës e njëjta të plotësohet me institucione ku ka suficit, ndërsa nëse nuk ka kuadër të tillë, atëherë për hapat e mëtutjeshme do të vendos qeveria.

Të mos stopohen procedurat e filluara për punësime, për të cilat ka pajtueshmëri nga ministria e financave.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 20:41