Qeveria miratoi Informacionin për projekt-konceptin e reformave tatimore

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 21:43

Qeveria miratoi Informacionin për projekt-konceptin e reformave tatimore

Qeveria në seancën e sotme e miratoi Informacionin për projekt-konceptin e reformave tatimore, konform Strategjisë për reformën e sistemit tatimor (2021-2025).

Siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, Strategjia përcakton objektivat kryesore të reformave tatimore, të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e një sistemi tatimor të drejtë, efikas, transparent dhe modern, që do të bazohet në teknologjitë moderne digjitale dhe risitë në tatimizim, për të arritur rritje ekonomike të përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Në kuadër të Strategjisë, janë përcaktuar pesë prioritete për politikëbërësit dhe autoritetet tatimore që administrojnë të ardhurat publike: drejtësi më e madhe në tatimet; efikasitet dhe efektivitet më të madh të sistemit tatimor për mbledhje më të mirë të të hyrave; rritje e transparencës tatimore; cilësi më e mirë e shërbimeve dhe vendosje e taksës mjedisore (“të gjelbërta”).

“Përgatitjen e projekt-konceptit të reformës tatimore, Qeveria përmes Ministrisë së Financave e udhëheq përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, ​​konform qëllimeve dhe prioriteteve të reformave të sistemit tatimor”, thuhet në komunikatë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 21:43