Qeveria në seancën e tretë miratoi propozimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 19:30

Qeveria në seancën e tretë miratoi propozimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e tretë arriti të miraton disa propozime të Komisionit për sëmundje ngjitëse, si kthimi në punë i të sëmurëve kronik.

“U miratuan propozimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse për kthimin në punë të sëmurëve kronik, me përjashtime”, raportuan nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se do të lirohen nga puna vetëm të sëmurët kronik tek të cilët ka përkeqësim të gjendjes dhe kanë sëmundje malinje, pasi të marrin vërtetim nga specialisti.

Qeveria miratoi propozimin për gratë shtatzëna dhe propozimin që qytetarët e Kosovës të kenë test PCR gjatë hyrjes në kufirin tokësor edhe gjatë kalimit transit nëpër Maqedoninë e Veriut. Rezultati negativ i testit duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë.

“Gratë shtatzëna të vazhdojnë të shfrytëzojnë masat e miratuara nga ana e Qeverisë”, raportojnë nga Qeveria.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 19:30