Qeveria përgënjeshtron se ka mbajtur seancë dhe se ka pasur “debat të ashpër” për masat për festën e 1 Majit

Desk
By Desk April 27, 2020 19:22

Qeveria përgënjeshtron se ka mbajtur seancë dhe se ka pasur “debat të ashpër” për masat për festën e 1 Majit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i përgënjeshtron fuqishëm dezinformatat e paraqitura në disa portale që lidhen me gjoja mosmarrëveshjen rreth ndalesës për lëvizje gjatë festës 1 Majit.

“E informojmë opinionin se Qeveria nuk mban sot seancë, as nuk është planifikuar një seancë e tillë për sot, as nuk ka pasur ndonjë “debat të ashpër”, dhe as nuk ka ndonjë plan për ashpërsim shtesë të masave”, qëndron në kumtesën e Qeverisë.

Për më tepër, nga atje informojnë qytetarët se Qeveria do të vazhdojë me konceptin e masave që janë vendosur disa ditë më parë, e të cilat bazohen në kufizime më të vogla në lëvizje, por me mbajtje të detyrueshme maskës së fytyrës, mbajtjen e distancës dhe jo grupimit.

Qeveria, qëndron më tej në kumtesë gjatë marrjes së masave, udhëhiqet kryesisht nga rekomandimet e epidemiologëve dhe ekskluzivisht me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës. Vendimet për kufizimet e lëvizjeve për fundjavën e ardhshme do të merren në seancën e ardhshme të qeverisë, e cila do të caktohet.

Qeveria kërkon nga të gjitha ueb portale dhe mediat që e kanë botuar këtë dezinformatë t’i tërheqin lajmet e rreme dhe ta publikuar këtë demant.

Desk
By Desk April 27, 2020 19:22