Qeveria pohon se po zhvillohen bisedime, Alternativa mohon

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 22:42

Qeveria pohon se po zhvillohen bisedime, Alternativa mohon

Derisa koalicioni qeverisës pretendon se po zhvillohen bisedime intensive me Alternativën që katër deputetët e saj të forcojnë shumicën parlamentare, partia opozitare e Afrim Gashit i mohon këto informacione, përcjell FLAKA.

“Nuk ka negociata për t’iu bashkuar Alternativës së mazhorancës qeveritare. Të gjitha thashethemet e tjera në opinion janë spekulime dhe tentativa për të bërë presion ndaj Alternativës”, tha për Fokus Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës.

Ndërkaq, LSDM-ja dhe partnerët e tjerë “më të vegjël” të qeverisë bëjnë të ditur se bisedimet me Alternativën janë në një fazë serioze dhe BDI dhe BESA janë shprehur publikisht të hapur që ajo t’i bashkangjitet ekzekutivit. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 22:42
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.