Qeveria pret të marrë 400 milion euro deri në 5 maj për t’u ballafaquar me krizën nga Covid-19

Qeveria pret të marrë 400 milion euro deri në 5 maj për t’u ballafaquar me krizën nga  Covid-19

Zëvendësministrja shtesë e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska tha se më së voni deri më 5 maj pritet të merren 400 milionë eurot që shteti i kërkon nga bankat komerciale, për të siguruar mjete shtesë në tejkalimin e krizës nga coronavirusi, ndërsa bankat ofertat e tyre duhet t’i japin deri në fund të këtij muaji.

“Të shtunën nënshkrova në letrat që u lëshuan në Bankën Botërore në FMN si dhe në bankat komerciale. Qëllimi ishte që të sigurohen mjete shtesë me qëllim që të tejkalohet kjo krizë. Sipas asaj që është thënë në letër, kërkova nga bankat komerciale që ofertat e tyre t’i japin në fund të marsin, e më pas vijon evaluimi nga të punësuarit e Sektorit për borxh publik pranë Ministrisë së Financave”, tha zëvendësministrja.

Ajo shtoi se bëhet fjalë për 400 milionë euro ndërsa sa i përket kërkesës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ajo tha se ky institut duhet të deklarohet dhe se mjetet duhet të vinë shpejt.

Ende nuk ka informacione, siç tha ajo, se sa mjete do të na japin në dispozicion nga BB, por ne kërkojmë diku 100-120 milionë euro.

Zëvendësministrja shtesë e financave nuk pritet të ketë probleme në sigurimin e këtyre fondeve, por, tha ajo, mund të jetë vetëm çështje çmimi.

Dimitrievska Koçoska theksoi se parashikimet janë që pala e të ardhurave do të ketë 60 përqind më pak të ardhura nga sa është planifikuar në buxhetin e këtij viti, duke pasur parasysh situatën me koronavirus ku nuk kemi një trend në rënie, por do të rritet dhe do të zgjasë për një periudhë të caktuar. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Mars, 2020 22:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.