Qeveria: Propozim plani kundër dezinformatave hapi i parë drejt debatit për nevojën e aksionit kundër lajmeve të rreme

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 25, 2019 20:44

Qeveria: Propozim plani kundër dezinformatave hapi i parë drejt debatit për nevojën e aksionit kundër lajmeve të rreme

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me përkushtim dhe kujdes e ndjek debatin që po zhvillohet pas paralajmërimit për hartimin e Planit për aksion vendimtar kundër përhapjes së dezinformatave, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Siç thonë nga pres shërbimi qeveritar, debati konstruktiv vetëm konfirmon sa është e rëndësishme dhe thelbësore nevoja nga hartimi i një nisme të tillë të përgjithshme në të cilën në mënyrë të obliguar do të përfshihen të gjitha palët e prekura dhe të interesuara, mediat, organizatat, gazetarët dhe qytetarët të cilët janë të përcaktuar kundër të keqes të quajtur lajme të rreme e cila e kërcënon demokracinë.

“Vetë debati, me të gjithë intensitetin e tij, është hapi i parë i cili e nxit paralajmërimin. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe një herë paralajmëron se përmes rolit të saj që palës së prekur e cila inicon diskutim, do të sigurojë hapësirë të gjerë për debat publik, përfshirje të të gjitha palëve të prekura dhe marrje të vendimeve përmes mirëkuptimit dhe dakordësimit të përbashkët”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Prej atje thonë se secila organizatë, individ, ideja dhe propozimi i mirë është i mirëseardhur, sepse dezinformatat dhe manipulimet me keqpërdorim të teknologjive të reja është e keqe e cila i prek të gjithë, dhe për këtë beteja kundër këtij kërcënimi u takon të gjithëve.

“Në periudhën e ardhshme Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të inicojë një sërë debate, tribuna dhe takime dhe unëtori të tjera si mundësi që të gjithë të japin kontributin e tyre. Njëkohësisht, Qeveria do t’i pranojë të gjitha nismat e ngjashme të organizuara nga të gjithë organizatat relevante të cilat do të përfshihen në hartimin e Planit të përbashkët përfundimtar për aksion vendimtar kundër përhapjes së dezinformatave. Lajmet e rreme vijnë nga ana e errët. T’i ekspozojmë të gjithë së bashku në dritën e të vërtetës”, theskohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 25, 2019 20:44