Qeveria shkarkon Drejtorin që kishte pagë më të madhe se Kryeministri

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2022 21:31

Qeveria shkarkon Drejtorin që kishte pagë më të madhe se Kryeministri

Qeveria ka obliguar Bordin Drejtues të Shoqërisë Aksionare të “Ujërave” që ta ndërpresë kontratën e menaxhimit me drejtorin, Lokman Limani, dhe ka urdhëruar që anëtarët e Bordit Drejtues në 12 muajt e ardhshëm të zvogëlohen për 50 për qind, shkruan Fokus.

Ky është përfundimi i seancës së qeverisë ku u shqyrtua çështja e shoqërisë aksionare e cila është në borxh dhe punonjësit e së cilës dolën në protestë për të kërkuar pagat e tyre.

“Në drejtim të zvogëlimit të shpenzimeve, Qeveria ka obliguar drejtorinë e “Ujërave” që të zvogëlojë investimet kapitale në vlerë prej 100 milionë denarë, me çka plani financiar zvogëlohet për shumën e propozuar nga ana e tyre”, thonë nga Qeveria.

Po kush është Lokman Limani?

Në faqen zyrtare të SHA Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë të publikuara të dhënat mbi menaxhmentin e shoqërisë.

Drejtori ekzekutiv është Llokman Limani, ndërsa Bordi i drejtorëve përbëhet nga Stojan Evtimov, Darko Radeski, Katerina Andonova, Milan Kiroski, Aleksandar Davidovski dhe Zoran Ristov.

Madje, punonjësit e kësaj Shoqërie Aksionare e cila është në pronësi të shtetit, janë deklaruar se do të fillojnë me grevë përshkak vonesës së rrogave dhe sigurimit shëndetësor. Nga kjo shoqatë aksionare deklaruan që gati 60% e punëtorëve në SHA “Ekonomia e Ujrave” marrin paga minimale.

Nga Sindikata e punëtorëve të Maqedonisë thonë se punëtorët mezi ja dalin duke u detyruar të luftojnë për kafshatën e bukës. Ndërsa kanë paralajmëruar edhe grevë në qoftë se nuk paguhen rrogat.

Grubi njoftoi që Qeveria ka ndarë mjetet për këtë shoqatë aksionare për t’i ndihmuar në mbulimin e rrogave për tre muaj por se urgjentisht duhet që të ristukturohet.

SHA Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, krahas drejtorisë në Shkup është e organizuar edhe në filiale. Ekzistojnë dega “Fusha e Strumicës” – Strumicë, dega “ Fusha e Shkupit “Shkup, dega „Fusha e Radovishit“,  Radovish, dega “Fusha e Prilepit” Prilep , dega Drini i Zi Ohër, dega Fusha e Kumanovës Likovë, dega Bregalnica në Koçani, dega e Pollogut Gostivar, dega “Vardari Jugor” Gjevgjeli, dega “Fusha e Manastirit” Manastir si dhe dega e Berovës. Flaka Info

Lexo edhe:

Kush janë drejtuesit e SHA “Ekonomia e Ujërave”, që marrin rroga më të lartë se e Kryeministrit?

Menaxhmenti i SHA ”Ekonomia e Ujrave” me paga më të larta se kryeministri

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2022 21:31
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.