Qeveria shpalli gjendjen e krizës, qytetarët: Duhet të vetëdisohemi më shumë

Desk
By Desk November 21, 2020 19:33

Qeveria shpalli gjendjen e krizës, qytetarët: Duhet të vetëdisohemi më shumë

Pandemia këtë vjeshtë po arrin maksimumin e të infektuarve me covid 19 andaj sipas rekomandimeve të shtabit të krizës, qytatarët nuk guxojnë të mblidhen më shumë se katër persona gjatë festave që organizohen në shtëpi.

“Situata është e atillë që duhet të kemi restrikcione për gjithçka. Të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm për mospërhapjen e virusit fatal”.

“U përmabhemi rregullave mbajmë maskë distancë maksimalisht po mundohemi të mbrohemi”.

“Le të zhduket më kjo është fatkeqësi që po humbin shumë jetra njerëzish, por edhe ne jemei fajtor për shkak se nuk jemi të vetëdijsuar sepse nuk mbajmë maska”, shprehen qytetarët.

Qeveria solli konkluzë që Ministria e Punëve të brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë, Armata, qendra për menaxhimin me kriza dhe drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim të vihen në funksion për përballjen me gjendjen e krizës.

Vendimi për gjendjen e krizës nuk mund të zgjas më shumë se 30 ditë, ndërsa nëse gjendja zgjat më shumë dhe ka nevojë që të tejkalohet kjo periudhë, Qeveria do të duhet të kërkojë nga Kuvendi vazhdim të afatit ose të propozojë shpallje të gjendjes së luftës ose gjendje të jashtëzakonshme./Tvm2

Desk
By Desk November 21, 2020 19:33