Qeveria shpërblen: Vardari 500 mijë euro, Alili 16 mijë euro!

Qeveria shpërblen: Vardari 500 mijë euro, Alili 16 mijë euro!

Skuadra e Vardarit në hendboll, për titullin e kampionit të Evropës do të fitojë rreth 30 mln denarë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që kampioni i Evropës dhe SEHA Ligës të shpërblehet me 500 mijë euro. Ndërkohë shpërblim në të holla do të ketë edhe për kampionin e Evropës në mundje për kadetë, në stilin e lirë, Besir Alilin. Fituesi i medaljes së arit nga Faenza të Italisë , do të përfitojë 1 milion denarë ose 16 mijë euro, ndërsa trajneri i tij do të merr 300 mijë denarë ose rreth 5 mijë euro.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 25, 2019 23:01
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.