Qeveria shpëton sërish Hekurudhën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2023 21:07

Qeveria shpëton sërish Hekurudhën

Qeveria do të blejë aksione nga SHA Hekurudha-Transport me vlerë 15.6 milionë euro. Me këtë, qeveria edhe një herë do ta shpëtojë kompaninë shtetërore nga falimentimi i sigurt, përcjell FLAKA.

Hekurudha-Transport planifikon të emetojë aksione, që është hera e katërt deri më tani, për të cilën ka marrë miratim nga Komisioni i Letrave me Vlerë.

Bëhet fjalë për emetimin e katërt të aksioneve që është me ofertë private. Do të emetohen 962.913 aksione të zakonshme me çmim prej 1.000 denarë për aksion.

Nga Komisioni i Letrave me Vlerë thonë se emetimi i këtyre letrave me vlerë është në funksion të rritjes së kapitalit bazë për të krijuar kushte për funksionim normal.

Ndryshe, kjo ndërmarrje shtetërore është një humbëse dhe debitore e rregullt. Në gjysmën e parë të vitit, humbjet arritën në rreth 65 milionë euro. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2023 21:07

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare