Qeveria s’ka vendim për pagat e nëpunësve shtetëror

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 15:43

Qeveria s’ka vendim për pagat e nëpunësve shtetëror

Qeveria nuk ka marrë akoma asnjë vendim për propozimin e kreut të LSDM-së Zoran Zaev, për uljen e rrogave të nëpunësve shtetëror. Pengesa kryesore janë përfaqësuesit e BDI-së në ekzekutiv të cilët kanë propozuar një version tjetër të kësaj mase dhe ai akoma po diskutohet. Siç mësojmë jozyrtarisht nga kjo parti, BDI-ja insiston në uljen e pagave ni nivelin e minimales vetëm për funksionarët shtetëror të zgjedhur dhe të emëruar.

Nga kjo parti nuk sqarojnë nëse besojnë se kjo do të mjaftojë për balancimin e pagave në sektorin publik dhe atë privat me qëllim të shmangies së largimit masiv nga puna të të punësuarve në kompanitë private.

 “BDI-ja, qëndrimet e saja mbi paketën e masave antikrizë i ka prezantuar në Qeveri. Njëkohësisht kemi kërkuar nga të gjitha subjektet e tjera që të mos lecitojnë në opinion me ide të ndryshme populiste por të gjitha propozimet t’i dorëzojnë në Qeveri me qëllim që institucionet ta udhëheqin luftën shëndetësore dhe ekonomike që ka shkaktuar pandemia.”

Pas propozimit të kësaj mase si pjesë e pakos ekonomike, kreu i LSDM-së Zaev kishte deklaruar se vendimi përfundimtar i takon Qeverisë megjithatë nevojitet solidaritet. Ai beson se ekziston rreziku që 60% e shpenzimeve nga buxheti i përgjithshëm shtetëror prej 4 miliard eurosh të mos realizohet, si pasojë e krizës.

 “Sot shpenzimi privat dhe publik në përgjithësi është shkurtuar. E para, për shkak se njerëzit u tërhoqën për arsye shëndetësore. Qeveria po ashtu urdhëroi që të tërhiqen. U mbyllën objekte, nuk ka lëvizje ekonomike, nuk ka qarkullim. Njerëzit harxhojnë vetëm për gjëra bazë, ushqim dhe barëra. Edhe pagesa e rregullt e faturave është ulur. Por, të gjithë këtë e bëjmë që të mundet maksimalisht dhe në mënyrë solidare të shpërndahet njëtrajtësisht dhe shpënzimin privat me kapacitetin që e ka, maksimalisht ta mbajmë në nivelin që ka- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Në rast të miratimit të kësaj mase nga ana e Qeverisë, të punësuarit në sektorin shtetëror do të marrin rrogë mesatare prej 14 mijë e 500 denarësh. Përjashtim do të bëjnë policia, ushtria dhe nëpunësit shëndetësor. Përveç BDI-së edhe sindikatat dhe opozita dolën gjithashtu kundër uljes së pagave të administratës.

Fatlume Dervishi – Alsat

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 15:43